Futuro Arcaico - Rrenjet Albania site banner 2 06

DEADLINE Afati i fundit për aplikime është 15 Mars 2021

Futuro Arcaico Osservatorio Artistico Digitale në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, shpall Thirrjen e parë për Artistë, drejtuar artistëve shqiptarë, me synim gjetjen e rrugëtimeve të reja dhe hartëzimin e historisë së traditave dhe folklorit në Shqipëri.

Po kërkojmë projekte që i përgjigjen temës “rrënjët”, të interpretuar me vizione personale, përmes gjuhës së Fotografisë, Videos dhe Medias Mikse.

Rrënjët – Thirrje për Artistë, do të pëzgjedhë fituesit, veprat e të cilëve, përveçse do të jenë pjesë e Futuro Arcaico – Osservatorio Artistico Digitale, me një seksion specifik për prezantimin e projektit të tyre, do të ekspozohen në një festival i cili do të zhvillohet në pranverën e vitit 2021 dhe do të përfshijë edhe një ekspozite kolektive në qytetin e Barit.

Çfarë roli luajnë sot traditat, të cilat vazhdojnë të ndjehen dhe jetohen në shoqërinë bashkëkohore?

Pse e ndiejmë ende nevojën për t’u mbështetur tek rrënjët tona, si në dimensionin e tyre festiv dhe ritualet hyjnore e profane, ashtu edhe në pjesëmarrjen aktive të brezave?

Cilat janë rrënjët e “njohurisë popullore” dhe të nënshtresës arkaike të traditës?

Rrënjët – Thirrje për Artistë e ka zanafillën pikërisht tek këto pyetje.

Futuro Arcaico - RRËNjËT SITE 08

ÇFARË DO TË PËRFITOJNË ARTSTËT E PËRZGJEDHUR

Përfshirjen e veprës në ekspozitën kolektive Futuro Arcaico — Puglia
Fituesit do të marrin pjesë në eventin Futuro Archaico, një festival udhëtues në qendrën historike të qytetit të Barit, i planifikuar në pranverë 2021.

Përfshirjen e veprës në ekspozitën kolektive Futuro Arcaico Itali
Fituesit do të marrin pjesë në një ekspozitë që do të organizohet brenda territorit kombëtar të rrjetit të partnerëve të Thirrjes.

Përfshirjen e veprës në ekspozitën kolektive Futuro Arcaico Shqipëri
Një përzgjedhje e punëve finaliste (të kuruara nga Futuro Arcaico në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë) do të jetë pjesë e një ekspozite kolektive në qytetin e Tiranës (shpresojmë në vitin 2021).

Veprat që nuk do të përzgjidhen do të jenë gjithashtu pjesë e arkivit dixhital futuroarcaico.it, me kusht që të përmbushin kriteret e përkatësisë me temën, inovacionin dhe realizimin.

Futuro Arcaico - RRËNjËT SITE 10

JURIA

Përzgjedhja e punimeve do të bëhet përmes dokumentacionit të marrë dhe do të kryhet nga një juri e përbërë nga ekspertë të disiplinave të ndryshme:

Futuro Arcaico - Edoardo Winspeare Giuria Radici Call for Artists
Edoardo Winspeare — Video

Regjisor, aktor dhe skenarist, lindur në Austri dhe rritur në Puglia. Ka studiuar letërsi në Universitetin e Firences dhe është diplomuar në Scuola di Cinema di Monaco ku ka qenë ndihmës regjisor, operator kamere, redaktor dhe teknik zëri në prodhimin e filmave me metrazh të ndryshëm. Në filmografinë e tij, spikat filmi artistik i vtit 1995 “Pizzicata“, disa dokumentarë, si dhe filmi me metrazh të shkurtër “A Toilette’s Short Story”. Në vitin 2020, bashkëpunoi me Dior për dokumentarin ‘Dior in Puglia. The land of Cruise 2021 Inspiration’.

Futuro Arcaico - Maria Teresa Salvati Giuria Radici Call for Artists ok 26
Maria Teresa Salvati — Fotografi

Themeluese dhe drejtore artistike e Slideluck Editorial: platformë online dhe offline për fotografi dhe multimedia bashkëkohore, e cila promovon ndryshimet shoqërore. Platforma përfshin thirrje dyvjeçare si dhe toure globalë me tema të rëndësishme bashkëkohore, sociale dhe kulturore Born the sameLove me tender e Everything is connected. Bashkë-autore e simpoziumit “Visualizing Climate Change “, në bashkëpunim me UAL (Universiteti i Arteve në Londër), Climate VisualsPARC (Photographic Archive Research Center) dhe VII Photo Agency. Episode të rregullt të cilët zhvillohen rreth temave të tilla si ‘Vështrimi femëror’, ‘Mjedisi’, ‘A është Fotografia e mjaftueshme për të komunikuar emergjencen klimaterike?’. Maria Teresa Salvati është gjithashtu konsulente dhe mësuese e personal branding. Ajo ndihmon fotografët dhe artistët vizualë të rinj dhe të mirënjohur për të identifikuar dhe përcaktuar “Spotin e Bukurisë” së tyre, dmth motivimin intim dhe personal që nxit praktikën krijuese. Kolumniste mujore për Revistën C41, me shërbime kushtuar fotografëve të paraqitur përmes “Spot of Beauty” vetjakë. Me banim në Bari (Puglia), ajo jep mësim në F.Project, shkollë e fotografisë dhe kinematografisë; në IED Rom dhe Officine Fotografiche Romë; është gjithashtu ligjëruese e ftuar në UAL, pranë Master në Fotografi Gazetari dhe Fotografi Dokumentare si dhe punon si konsulente individuale me fotografë nga e gjithë bota. Kuratore e pavarur.

Futuro Arcaico - DEM Giuria Radici Call for Artists
DEM — Media Mikse

DEM, si një alkimist modern, krijon karaktere të çuditshëm, krijesa surreale, banorë të një shtrese të padukshme të realitetit njerëzor. Shumëformësh dhe ironik, veprat e tij duke filluar nga piktura në mur, tek ilustrimi dhe deri te piktura në kanavacë, janë pasuruar me një gjuhë simbolike që fton në krijimin e një kodi vetjak aksesi për këtë botë enigmatike dhe hermetike. Qasja me çështje antropologjike dhe natyrore e stimulon artistin për eksperimente të vazhdueshme, të cilat vitet e fundit kanë çuar në prodhimin e një filmi si dhe krijimin e instalacioneve të përbëra ekskluzivisht nga materiale natyrore.

Futuro Arcaico - RRËNjËT SITE 09

SI MERRET PJESË

Për të marrë pjesë në Thirrje është e nevojshme të plotësoni formularin online në të gjitha fushat e tij deri në dhe jo më vonë se ora 00:00 e datës 15 Mars 2021.

BIO E AUTORIT
600 karaktere minimumi
(përfshirë hapësirat)

PERSHKRIMI I VEPRËS
600 caratteri minimo
(spazi inclusi)

SI DËRGOHET VEPRA

FOTOGRAFI
• Seksioni Fotografi, 10 imazhe
• Dërgoni imazhe vetëm me një link (WeTransfer / Dropbox)
• Çdo fotografi duhet të jetë me rezolucion të lartë dhe të ketë emërtimin ‘titull_autor’

VIDEO
• Dërgoni vetëm linkun e projektit në internet (ngarkuar në YouTube / Vimeo / Bandcamp – modalitet publik – nëse modalitet privat, tregoni pw)
• Dërgoni gjithashtu disa imazhe përfaqësuese të projektit, vetëm me një link WeTransfer / Dropbox (imazhe me rezolucion të lartë, secila foto duhet të ketë emërtimin ‘titull_autor’)

MEDIA MIKSE
• Dërgoni imazhe vetëm me një link (WeTransfer / Dropbox)
• Çdo fotografi duhet të jetë me rezolucion të lartë dhe të ketë emërtimin ‘titull_autor’
• Nëse keni video ose audio, dërgoni linkun YouTube / Vimeo / Bandcamp – modalitet publik – nëse modalitet privat, tregoni pw)

PËRJASHTIME

Projektet do të përjashtohen automatikisht nëse:

  • Nuk dërgohen brenda afatit.
  • Nuk janë në përputhje me temën Rrënjët

TERMAT DHE KUSHTET

  • Pjesëmarrja është falas.
  • Secili artist mund të marrë pjesë me disa punime, që u përkasin madje disiplinave të ndryshme.
  • Afati i fundit për aplikime është 15 Mars 2021 (brenda orës 00:00).
    Komunikimi i rezultatit do të bëhet deri më 15 Prill 2021, përmes postës elektronike.
  • Duke marrë pjesë, autorët pranojnë shprehimisht rregullat e Thirrjes për Artistë. Kandidatët janë pronarë ekskluzivë të të drejtave pronësore të punimeve dhe garantojnë origjinalitetin e tyre.
    Pjesëmarrësit, ndërsa mbeten pronarë të ligjshëm të të gjitha të drejtave në lidhje me punimet e dërguara, i njohin Folklor Elettrico Srls, aftësinë dhe të drejtën për të përdorur veprat për iniciativa promovuese dhe komunikuese, për t’i prezantuar ato në materialet reklamuese, përfshirë reklamat online, si dhe të drejtën për t’i shfaqur dhe publikuar, edhe në formën e posterit apo fletëpalosjes, duke cituar autorin.
RRËNjËT

Konceptimi dhe Drejtimi Artistik
Folklore Elettrico (Marco Malasomma — Jime Ghirlandi)

Kurator
Maria Teresa Salvati

Ne bashkepunim me
Istituto Italiano di Cultura di Tirana

Partnerë
Pigment Workroom
MAAP – Fiera di Arte Pubblica
Doc Creativity
Consorzio IDRIA

Archaic Sardinia
L’Asilo Napoli
Museo Civico Bari
Teatro Koreja
Accademia del Cinema Ragazzi Bari
Time Zones

Media Partnerë
Radio Raheem

KONTAKTET

Për informacion:
info@folkloreelettrico.com


Futuro Arcaico - RRËNjËT LOGO SITYE

Newsletter